21 ditë lutje & agjërim

Java e dytë 08/12-14/12 E HËNË 08/12 Lutuni pa pushim. Le të vazhdojmë në lutje pa pushim pëpara fronit të PerëndisëJini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim.Jini falenderues për çdo gjë. Secili prej nesh ka të paktën një gjë për të falenderuar Zotin. E megjithatëShkrimi i Shenjtë thotë që të jemi falenderues për çdo gjë. …

Java e dytë 08/12-14/12

E HËNË 08/12

Lutuni pa pushim. Le të vazhdojmë në lutje pa pushim pëpara fronit të Perëndisë
Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim.
Jini falenderues për çdo gjë. Secili prej nesh ka të paktën një gjë për të falenderuar Zotin. E megjithatë
Shkrimi i Shenjtë thotë që të jemi falenderues për çdo gjë. Qëndro vetëm pak në heshtje, larg
shpërqëndrimeve dhe kujtuho për çdo gjë që mund të falenderosh Zotin. Nëse ke mundësi bëj edhe një
list për gjërat që do të falenderosh Perëndinë.
Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.

E MARTË 09/12

Ndërmjetësoni përpara Zotit për familjen tuaj, bijtë e tu dhe nipërit e tu. Lejoni Frymën e Shenjtë tju
drejtojë sesi të luteni.
Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t’i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe
ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: “Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar
dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre”. Kështu bënte Jobi çdo herë.
Lutuni mbi fëmijët tuaj, nipërit, veten tuaj për bekimin e Zotit. Shpallni bekimin e Zotit mbi familjen tuaj,
fëmijët, nipërit sipas bekimit që Zoti urdhëroi Moisiun për të bekuar bijtë e Izraelit:
Zoti të të bekojë dhe të të ruajë!
Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty!
Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!

E MËRKURË 10/12

Lutuni për pastorin. Lutuni për vizion e Zotit për kishën, për urtësi, fuqinë e Frymës së Shenjtë në jetën e tij.
Lutuni sipas vargjeve të mëposhtme:
Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim. Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe
për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit,… në mënyrë
që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
Lutuni për familjen e pastorit. Lutuni për mbrojtje, siguri, bekimin e Zotit në këtë familje për begatinë e
Fjalës së Krishtit në këtë familje. Lutuni për shëndetin e Erës, për shërim të plotë në emrin e Krishtit.

E ENJTE 11/12

Lutuni për punëtorët e kishës. Lutuni për të gjithë ata që janë duke shërbyer në kishë. Për bekimin e Zotit
në jetën e tyre, për plotësimin e çdo nevojë që kanë, për drejtimin nga Fryma e Shenjtë në çdo
shërbesë që bëjnë, për freskinë e Zotit mbi jetën e tyre, për forca të reja.
Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet
dhe nuk lodhet, zgjuarësia e tij është e panjohshme. Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të
këputurit. Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata
që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin
pa u lodhur.

E PREMTE 12/12

Lutuni për shërbesat e kishës në Kamëz.
Lutuni për shërbesën e fëmijëve që ata të vijnë në njohurinë e Krishtit dhe Jezusi të jetë Zoti dhe Mbreti i
tyre. Lutuni për punëtorë për këtë shërbesë. Lutuni për mbrojtjen e Zotit gjatë të gjitha shërbesave që
bëjmë me fëmijët dhe që Zoti të sigurojë çdo gjë kemi nevojë për këtë shërbesë. (Ju mund të merrni
edhe librin me emrat e fëmijëve që të luteni për ta emër për emër)
Lutuni për shërbesën e adoleshentëve. Lutuni që misteri i ungjillit ti zbulohet secilit prej tyre. Lutuni që ata
të qëndrojnë të fortë në besim dhe të mbajnë lart të vërtetën e ungjillit. Lutuni që ata të shpallin me
guxim e Frymës së Shenjtë ungjillin për bashkëmoshatarët.
Lutuni për “After School”. Lutuni për fëmijët dhe familjet e tyre. Lutuni për bekimin e Zotit për këtë
shërbesë. Lutuni që mësuesja të njohi Jezus Krishtin.
Lutuni për shërbesën e të Dielës dhe për fushatë e ungjillizimit.

E SHTUNË 13/12

Lutuni për kishën në Valias. Së pari të falenderojmë të gjithë Zotit për jetën e Dallandyshes dhe Xhulit që
në këto momente të vështira ku ne nuk po arrijmë të kemi një vend me qira për Kishën, ato kanë hapur
shtëpitë e tyre. Lutemi të gjithë së bashku për paqen, begatinë e Krishtit në jetën dhe familjen e tyre.
Lutuni për shërbesën e studimit biblik dhe lutjes që kemi çdo javë atje. Lutuni për të gjitha gratë që po
marrin pjesë, që Zoti ti mbajë të forta dhe të rriten akoma më shumë në besim a njohurinë e Zotit.
Lutuni për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e kishës së Valiasit.
Lutuni për një vend në Valias, që Zoti të na hap një derë.
Lutuni për punëtorë. Të korrat janë të mëdha por punëtorë ka pak. Lutuni të Zotit të të korrave të sjellë
punëtorë sipas zemrës së tij.

E DIELË 14/12

Lutuni për Kamzën.
Lutemi për Bashkinë e Kamzës dhe të gjithë drejtuesit atje.
Lutemi për të gjithë banorët e Bashkisë Kamëz.
Lutuni për shkollat, kopshtet, çerdhet.
Lutuni për siguri dhe mbrojtje hyjnore për njerëzit në rrugë, shkolla, kudo në Kamëz.
Lutemi për ata që janë duke drejtuar vendin, që ta drejtojnë në frikën e Zotit.
Vargjet që do të na ndihmojnë të lutemi janë:
Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të
gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të
qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara
Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së
vërtetës.

Sign up for free class

It’s easy and free!

admini

admini

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *